Uncategorized
Granit Xhaka reagon ndaj sekretarit të federatës që për Zvicrën të luajnë vetëm zviceranët
“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për Nati-n. Secili nga ne jemi mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona. Rrënjët e familjes time janë nga Kosova”, deklaroi Xhaka
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili u shpreh se për Zvicrën në të ardhmen duhet të luajnë vetëm futbollistët që kanë një shtetësi.
“Dëgjoj nga rreshtat tij se ai nuk ka besim te shtetasit e dyfishtë, me Zvicrën në kufi të shkoj. Kjo shkon direkt në adresën time dhe të disa lojtarëve tjerë me dy nënshtetësi. Për mua dhe sigurisht edhe për shokët e skuadrës, është e çuditshme të dëgjojmë komentin e Alex Miecher. Me këtë përpjekje të panevojshme, ai ka krijuar urrejtje dhe shumë zhgënjim. Mendoj se Alexi me komentet e tij të kohës së gurit ka për qëllim/synim zviceranët me shtetësi të dyfishtë”, është shprehur Xhaka për “SDA”.
Graniti ka treguar se si Alex i ka ofruar përkrahjen pasi e ka bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë, përcjell albinfo.ch.
“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për Nati-n. Secili nga ne jemi mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona. Rrënjët e familjes time janë nga Kosova, ashtu siç janë të Breel Embolo nga Kameruni, Manuel Akanji nga Nigeria dhe Ricardo Rodriguez nga Kili e Spanja. Ekipi kombëtar zviceran përbëhet sot gjithsesi nga 50 deri në 60 përqind qytetarë të dyfishtë ose Secondos. Edhe trajneri ynë (Vladimir Petkoviq) është qytetar i dyfishtë dhe i jep gjak dhe djersë ekipit kombëtar.
Me këtë deklaratë Alex ka shkaktuar shumë reagime, por ka lënë edhe shumë të zhgënjyer”, ka shtuar tutje Granit Xhaka.
Megjithatë, kontributi i tij te Nati është i padiskutueshëm. “Ky absurditet ekziston herë pas herë. Tani duhet të përgatitemi për kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe të ecim përpara”, ka nënvizuar mesfushori shqiptar.
Edhe Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar në lidhje me këtë çështje.
“Janë diskutuar ide të ndryshme se si të përshtaten rregulloret të FIFA-s ose për idetë për t’u obliguar/detyruar lojtarët në një fazë më të hershme për t’u bërë pjesë e nivelit të kombëtares (për shembull duke i kontraktuar ose për të hequr dorë nga kombësitë/shtetësitë e shumta gjatë rekrutimit ose marrjes pjesë në programet e FZF-së për futbollistë të rinj. Vendim adekuat nuk është sjellur.
FZF-ja do ti shoqëron edhe më mirë futbollistët që me U ekipet me Zvicrën edhe tituj të fitojnë, por pastaj me 22 vjet nuk duhet të ekspozohen ndaj presionit të konsiderueshëm, se ata duhet të luajnë për një vend tjetër dhe ndoshta kundër Zvicrës. FZF-ja edhe më tej nuk dëshiron ta neglizhojë promovimin dhe trajnimin e futbollistëve të rinj që nuk kanë një atdhe të dytë për ta zgjedhur”, thuhet në reagimin e federatës zvicerane.
“Në thelb, FZF-ja dëshiron një trajtim të drejt dhe të respektueshëm të futbollistëve dhe futbollisteve kombëtar dhe më pak fotografim bardh e zi, që është: shumë lëvdatë, nëse ata luajnë me sukses, por edhe akuzë për mungesë të identifikimit, nëse nuk punon sipas dëshirës.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













