Para pak minutash, trajneri i Përfaqësueses zvicerane, Vladimir Petkovic ka bërë të ditur formacionin që e fillon ndeshjen e sotme të së tetës së finales, Zvicër-Suedi, e cila luhet në St. Petersburg, me fillim në orën 16.00.
Ashtu siç dhe pritej, të katër futbollistët shqiptarë: Behrami, Xhaka, Shaqiri dhe Xhemaili gjenden në këtë formacion.
Formacioni duket kështu: Sommer, Lang, Djourou, Akanji, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Xhemaili, Zuber dhe Drmic.