Uncategorized
Rusia ndalon simbolet shqiptare në stadion, miqtë kosovarë janë me Zvicrën
Por kjo nuk vlen vetëm për Zvicrën! Edhe miqtë tanë kosovarë do ndodhen para televizorit sot në ora 20. Në Zheger, fshatin ku ka lindur Xherdan Shaqiri janë ngjitur afishe me flamurin zviceran për të treguar mbështetjen e tyre ndaj Shaq, Behrami & Co.
Kur arbitri Felix Brych do fishkëllejë në Kaliningrad, tetë milionë zviceranë do ndodhen përpara televizorit për të parë ndeshjen kundër Serbisë. Bëhet fjalë për ëndrrën e çerekfinales, shkruan “Blick am Abend”.
Por kjo nuk vlen vetëm për Zvicrën! Edhe miqtë tanë kosovarë do ndodhen para televizorit sot në ora 20. Në Zheger, fshatin ku ka lindur Xherdan Shaqiri janë ngjitur afishe me flamurin zviceran për të treguar mbështetjen e tyre ndaj Shaq, Behrami & Co.
Pse kosovarët janë tifozë të Nati? Natyrisht pasi atje luajnë katër shqiptarë, trej prej të cilëve kanë lindur në Kosovë. Dhe sigurisht luhet kundër Serbisë, shtetit që refuzon të njohë pavarësinë e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ndalohet simbolet e Kosovës dhe Shqipërisë së madhe
Federata Zvicerane ka marrë informacion nga organizatorët e KB (Rusia) se do ndalohet çdo simbol i flamurit të Kosovës dhe të “Shqipërisë së madhe” në stadion. Lajmi i ndalimit të simboleve që lidhen me shqiptarët, e kanë konfirmuar edhe mediat serbe.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











