Sport
Vokrri dhe Blatter debatojnë për futbollin në Gjenevë
Debati do të fillon sot pasdite në hotel “Inter-Continental” në Gjenevë
Me ftesë të Klubit diplomatik të Gjenevës, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri do të marrë pjesë në debatin e sotëm në Gjenevë me temën: “Futbolli është më se lojë”.
Në këtë debat, siç njofton për albinfo.ch anëtari i Klubit Diplomatik të Gjenevës, Tahir Shabani është i ftuar edhe presidenti i FIFA-s Sep Blatter, i cili veç temës do t’u përgjigjet pyetjeve të një numri të madh të ftuarish nga jeta politike dhe sportive evropiane e botërore.
„Në debat do të marrin pjesë edhe diplomatë të akredituar në OKB, të cilët kanë përfaqësuesit e tyre në FIFA“, tha për albinfo.ch, Tahir Shabani
Sipas tij, në fokus të debatit do të jetë futbolli kosovar, konkretisht vendimi i fundit i FIFA-s që skuadrat kosovare të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare..
Kryetari i shoqatës së miqësisë Franko-Shqiptare në Annemase të Francës, Tahiri Shabani tha se debati i sotëm do të jetë një mundësi e mirë për të lobuar ndërkombëtarisht për sportin kosovar.
„Për mua është nder i vecant për të përkrahur sportin kosovar nëpërmjet diplomacisë ndërkombëtare“, tha Shabani duke theksuar se sporti duhet të jetë prioritet i diplomacisë së Kovës jashtë vendit.
Debati do të fillon sot pasdite në hotel “Inter-Continental” në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











