Sport
Fitorja e Seferit për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Nuri Seferi me fitoren në Shkup ka hyrë ndër 3 boksierët më të mirë në botë në kategorinë „Cruiser“ 90kg
Seferi ka mbrojtur pa problem të dielën mbrëma në Shkup titullin e kampionit të Evropës në versionin WBO
Shqiptari nga Gostivari i Maqedonisë, i cili jeton në Bernë të Zvicrës ka mbajtur premtimin se do ta rrahë serbin në ring, Nenad Stankovic për “100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë“.
Spektatorët e mbledhur nuk kanë parë edhe aq shumë boks në këtë duel, ngase boksieri Nuri Seferi e ka nokautuar kundërshtarin serb, Nenad Stankoviç, qysh në raundin e parë në arenën më të madhe të Maqedonisë, në “Boris Trajkovski Sports Arena. Nuri Seferi i cili në ringun e boksit profesionist i ka zhvilluar 38 duele dhe i ka fituar 32 nga ato, në mbrëmjen e 7 tetorit ka luftuar për herë të dytë për titullin WBO të Evropës, të cilin e kishte fituar në vitin 2010 dhe e kishte mbrojtur 2 herë me sukses. Mirëpo, pas një sëmurjeje dhe kohe të gjatë të kurimit, titulli i tij është shpallur vakant “neutral” nga WBO, dhe tani për fat e mori sërish mundësinë të luftojë për këtë titull në kategorinë “Cruiser”.
Nuri Seferi në Organizatën Botërore të Boksit WBO mban pozitën e 5-të në botë dhe me fitoren në Shkup ka hyrë ndër 3 boksierët më të mirë në botë në kategorinë „Cruiser“ 90kg.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









