Sport
“Secili ka të drejtë ti ketë rrënjët e veta”
Kryetari i CVP-PDC-së, Christophe Darbellay: " është e padrejtë që djelmoshat t`i nënshtrohen një presioni të tillë "
Jemi në prag të ndeshjes futbollistike Zvicër – Shqipëri. Kjo ndeshje ka sigurisht rëndësinë e vet të madhe për pozicionimin e dy skuadrave në garat për Kampionatin Botëror të Futbollit, të vitit 2014. Por, sikur rrallë ndonjë lojë tjetër në fushën e gjelbër, kjo që do të luhet të martën në Lucern pritet me një ngarkesë të veçantë emocionale. Nga të dyja palët.
Shkak për këtë është fakti se në skuadrën zvicerane luajnë pesë futbollistë me prejardhje shqiptare. Këta, pa fajin e tyre, janë vënë në një pozitë të ndjeshme, si të thuash në mes të dy fronteve. Në mes të kombëtares së Zvicrës, për të cilën janë përgatitur, si lojtarë që janë formuar në këtë vend dhe kombëtares shqiptare, me të cilën i lidhin emocionet e origjinës dhe të rrethit familjar.
Rreth pozitës së tyre dhe rreth ndeshjes në përgjithësi, albinfo.ch ka kontaktuar një numër politikanësh dhe ekspertësh të futbollit të të dy palëve.
Kryetari i CVP-PDC-së, Christophe Darbellay, në prononcimin e tij me këtë rast, thotë se është e padrejtë që djelmoshat t`i nënshtrohen një presioni të tillë nga fanatikët e të dyja anëve.
albinfo.ch: Zvicra do të luajë kundër Shqipërisë më 11 shtator. Na duhet një pronocim i juaj si rreth pozicionimit të “pesëshes shqiptare” në kombëtaren zvicerane? Ata janë në “senduiq” herë sulmohen nga mediat zvicerane se po luajnë shqip dhe janë me gjysmë zemër në skuadër e herë sulmohen nga tifozët shqiptarë se janë “tradhtar” që kanë zgjedhur të luajnë për Zvicrën e jo për Shqipërinë?
Christophe Darbellay: Nuk jam ndonjë specialist i futbollit, mirëpo nuk i kuptoj këto reagime fanatike. Secili ka të drejtë ti ketë rrënjët e veta. Këta kosovarë janë tërësisht zviceran. Ata kanë zgjedhur të luajnë për Atdheun e tyre të ri, dhe kjo është më mirë për neve. Për të evituar emocionet si dhe të provokohimet është e dëshirueshme që mos të tregojnë elemente simbolike shqiptar gjatë lojës. Mirëpo, kjo nuk don të thotë se ata të braktisin vetëveten si dhe rrënjët e tyre.
albinfo.ch: Çfarë mendimi keni për ndeshjen Zvicër-Shqipëri (çfarë rezultati) dhe për të dyja përfaqësueset?
Christophe Darbellay: Sikurse edhe thashë më herët, nuk jam ndonjë specialit, Shpresoj që Zvicra të fitojë. Zvicra llogarit një komunitet shumë të madh shqiptarësh, dhe ajo është atdheu i dytë i shumë bashkëkombasve tuaj. Shpresoj që sporti do të kontribuojë në rrespektin, miqësinë si dhe mirëkuptimin mes dy vendeve tona! Le të fitojë më i miri.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











