Sport
Shaqiri e Xhaka me kompani, përgjithmonë me Zvicrën?!
Por rreziku për Zvicrën, nuk mund të përjashtohet plotësisht. Ai mund të vijë nga rregullat për raste të jashtëzakonshme që parasheh FIFA
Përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Hitzfeld, ashtu sikur edhe një pjesë e mirë e opinionit futbolldashës të Zvicrës, duket se tash e tutje do të “flenë shlirë”. Shaqiri, Xhaka, Behrami e Mehmedi janë përfundimisht në duart zvicerane. Kështu, me një ndjenjë çlirimi, e përshkruan situatën më të re rreth futbollistëve me rrënjë shqiptare gazeta “Aargauer Zeitung” në një artikull të publikuar të premten.
“Me pavarësimin e Kosovës në vitin 2008, synimi për të pasur një skuadër kombëtare të futbollit bëhet më real. Por FIFA nuk e ka njohur akoma Kosovësn. Bisedimet e ardhshme janë më 27 dhe 28 shtator. Pyetja thelbësore tash është: Çka ndodhë kur Kosova, kurdo qoftë, fiton të drejtën për të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe atë botëror? A do të kenë të drejtë, në një rast të tillë, futbollistët e vendeve tjera të cilët kanë rrënjë kosovare, të ndërrojnë kombëtaren?” pyet gazeta.
Si përgjigje, ajo prezanton statutet e FIFA-s. “Në paragrafin e 7 të këtij statuti, neni 15 shkruan: “Një lojtar që është angazhuar nga një federatë në një ndeshje për kombëtaren e atij vendi në kuadrin e garave zyrtare, nuk ka të drejtë të angazhohet më për kombëtaren e vendit tjetër”.
Kjo do të thotë se lojtari që ka dy shtetësi duhet të përcaktohet për të mbrojtur ngjyrat e njërit prej vendeve shtetësinë e të cilave e mban. Ashtu sikurse, për shembull, Shaqiri, Xhaka, Behrami, Inler ose Rodriguez etj, janë përcaktuar për Zvicrën. Më tutje gazeta citon udhëheqësin e shërbimit juridik të Federatës së Futbollit Zviceran, Robert Breiter, i cili sikur i heq dilemat lidhur me Shaqirin, e Xhakën me kompani.
“Kalimi i Shaqirit ose Xhakës në kombëtaren e Kosovës është diçka që përjashtohet. Statuti FIFA-s nuk lë vend për dykuptimësi”, thotë ai.
Ndërsa trajnerin i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld shton: “Lojtari që ka pasur mundësinë të zgjedhë në mes të dy kombëtareve dhe e ka bërë zgjedhjen, nuk mund ta ndryshojë më vonë vendimin që ka marrë njëherë. Për këtë arsye gjendja aktuale (sa u përket lojtarëve “problematikë”, v.j.) nuk është dramatike.
Por rreziku, nga pikëpamja zvicerane, nuk mund të përjashtohet plotësisht. Ai mund të vijë nga rregullat për raste të jashtëzakonshme që parasheh FIFA. Ato mund të ndryshojnë në rastet kur një shtet sikur Kosova pranohet në FIFA. Në një rast të tillë do të ishte e mundur që FIFA, me dispozita të veçanta, megjithatë t`u lejojë lojtarëve me rrënjë kosovare të luajnë për atdheun e tyre të vjetër.
Breiter, lidhur me këtë thotë: “Siguri të qindpërqindtë nuk ka. Mirëpo në momentin aktual, statutet e FIFA-s nuk parashohin zgjidhje tjetër, përveç ndalimit të ndërrimit të kombëtares.”
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











