Feja
Imami Fehim Abazi, kryetar i ri i Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër
Në një prononcim për albinfo.ch, kryetari i ri ka premtuar se prioritet do ta ketë bashkimin në një organizatë të vetme të shqiptarëve myslimanë në Zvicër.
Imami Fehim Abazi nga Llozana është zgjedhur kryetar i ri të dielën në Kuvendin e rregullt të Bashkësisë Shqiptare Islame që u mbajt në Qendrën e Religjioneve në Bernë.
Në praninë e anëtarëve të 16 xhamive me imamët e tyre, të ardhur nga rajone të ndryshme të Zvicrës, si dhe nga 4 xhamitë që këtë herë ishin vetëm vëzhgues, ngase ishin hapur së fundi, është mbajtur Kuvendi i rregullt i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër, me ç’rast u zgjodh Kryesia e re. Imami Fehim Abazi nga Llozana është zgjedhur kryetar i Bashkësisë Shqiptare Islame në këtë Kuvend. Ai ka zëvendësuar imamin Mustafë Mehmeti që e kishte udhëhequr deri më tani Bashkësinë Islame Shqiptare.
Në një prononcim për albinfo.ch, kryetari i ri ka premtuar se prioritet do ta ketë bashkimin në një organizatë të vetme të shqiptarëve myslimanë në Zvicër.
“Synimi im primar është që bashkërisht me Kryesinë të punojmë me organizatat e tjera që t’i bashkojmë në një organizatë të vetme myslimane shqiptarët në Zvicër, duke pasur parasysh që janë mbi 80 xhami shqiptare që veprojnë në dy-tri organizata”, tha magjistri i Shkencave Teologjike të përfunduara në Egjipt. Sipas imamit, deri tash ka mbetur gjithçka vetëm në letër.
“Përveç nënshkrimit të deklaratës vitin e kaluar, nuk ka pasur hapa konkretë në përpjekjet për afrimin dhe bashkimin e tyre në një strukturë të vetme”, tha Abazi, duke u zotuar në të njëjtën kohë me rritjen e numrit të xhamive që do të rreshtohen pas Bashkësisë Islame Shqiptare.
«Ne do të jemi më afër xhematit dhe në kontakt të vazhdueshëm me xhamitë dhe imamët e tyre”, tha Abazi, duke falënderuar kryetarin e deritanishëm për punën që ka bërë me Bashkësinë Islame Shqiptare në Zvicër.
Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër nën ombrellën e saj që nga 2012-a përfshin rreth 20 xhami shqiptare nga e tërë Zvicra.
Kryesia e re e përbërë prej 11 anëtarëve me mandat 4 vjecar:
Fehim Abazi – Kryetar i BISHZ
Arben Kokale – Kryetar i Kuvendit
Imran Ameti – anëtar
Bilal Tairi – anëtar
Mustaf Memeti – anëtar
Abdulla Esati – anëtar
Emin Mersini – anëtar
Ferat Jakupi – anëtar
Abdullah Thaqi – anëtar
Basri Veseli – anëtar
Dashmir Abdi – anëtar
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













