Shqipëria
Veliaj, i gatshëm për mandatin e dytë
“Nëse PS do ma jepte privilegjin që ta përfaqësoja me logon e saj për një mandat të dytë, patjetër që do ta bëja me kënaqësi", deklaroi Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se është i gatshëm edhe për një mandat të dytë në krye të kryeqytetit shqiptar.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, ai ka theksuar se ka deri më tani ka justifikuar plotësisht besimin që i dhanë qytetarët më 2015 dhe se për këtë arsye do ta mirëpriste një kandidim të dytë nga ana e Partisë Socialiste, përcjell albinfo.ch.
Veliaj ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke deklaruar se ndihej i nderuar që bashkëpunonte me të çdo ditë për transformimin e qytetit dhe se ata të dy ishin një ekip. Ndaj ai ka hedhur poshtë çdo përpjekje të opozitës për të bërë diversion mes tyre, ndërsa ka theksuar se nëse ajo pritshmëritë e veta politike i ka bazuar tek mosmarrëveshjet mes tyre atëherë ajo do mbetet gjithë kohës në opozitë.
“Nëse PS do ma jepte privilegjin që ta përfaqësoja me logon e saj për një mandat të dytë, patjetër që do ta bëja me kënaqësi. Por nuk jam këtu që të vetkandidohem, por që të respektoj besimin e qytetarëve deri në ditën e fundit të këtij mandati dhe pastaj të më japi notën si partia që më propozoj dhe uniformën e të cilës e vesh me shumë krenari në drejtimin e qytetit, si dhe ata qytetar jashtë partisë tonë që u bashkuan në një shumicë të paprecedentë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur”, ka thënë Veliaj.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










