Shkurt.ch
Stuhia rrëzon një kamion dhe një vagon treni, bllokime rrugësh dhe hekurudhash
Një vagon i trenit në lokalitetin Lenk, në regjionin Berner Oberland të Kantonit të Bernës ka dalë nga binarët dhe ka rënë përmbys nga fuqia e erës, duke bllokuar linjën hekurudhore
Se stuhia “Burglind” që sot ka “vizituar” Zvicrën ka qenë me të vërtetë e fuqishme dhe e rrezikshme tregon edhe skena që po shihni. Një vagon i trenit në lokalitetin Lenk, në regjionin Berner Oberland të Kantonit të Bernës ka dalë nga binarët dhe ka rënë përmbys nga fuqia e erës, shkruan sda.ch.
Siç njofton ndërmarrja hekurudhore Montreux-Oberland-Bahn, me këtë rast kanë pësuar lëndime tetë persona.
Megjithatë, sipas kryetarit të komunës së Lenk-ut. Rene Müller, aksidenti ka kaluar relativisht lehtë në krahasim me rrethanat.
Është interesante se pikërisht në Lenk sot pasdite ishte planifikuar që ministri federal, Johann Schnweider-Ammann të bënte hapjen e Kampit të Shtatë të Skitarëve të Rinj të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Për shkak të stuhisë së përzier me reshje shiu, manifestimi është zhvendosur në një ambient të mbyllur në një sallë të fshatit Simmental.
Stuhia ka shkaktuar sot probleme të mëdha edhe në autostradën A1 nga Berna në drejtim të Oensingenit. Në këtë linjë është bllokuar në tërësi trafiku për shkak të rrëzimit të një kamioni.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













