Shkurt.ch
“Nez Rouge” ka bartur vullnetarisht në shtëpitë e tyre 20.500 festues të dehur
Vetëm në natën e shenjtë dhe në atë të Krishtlindjes (24 dhe 25 dhjetor) janë transportuar afër 4000 persona në këtë mënyrë, njofton “Nez Rouge”
Oferta që ju mundëson të transportoheni me makinën tuaj por nga një ngasës tjetër, po bëhet gjithnjë më e preferuar në Zvicër. Fjala është për transportimin e atyre që nuk ndihen të sigurt të ngasin makinat e tyre pas ndonjë mbrëmjeje festive me alkool.
Nga fillimi i dhjetorit këtë mundësi e kanë shfrytëzuar 20.500 veta, shkruan srf.ch.
Vetëm në natën e shenjtë dhe në atë të Krishtlindjes (24 dhe 25 dhjetor) janë transportuar afër 4000 persona në këtë mënyrë, njofton “Nez Rouge”, organizata që merret me këtë punë. Që nga një dhjetori, në dispozicion për të transportuar në shtëpi njerëzit nga ndonjë festë kanë qenë më shumë se 6200 shoferë vullnetarë.
“Nez Rouge” ekziston nga viti 1990 dhe ndërkohë është zgjeruar në gjithë Zvicrën. Por shërbimi që ofron kjo organizatë, ndrshon nga kantoni në kanton. Kështu, ndërkohë që në Kantonin Aargau, shoferët e “Nez Rouge” janë aktivë gjatë gjithë dhjetorit, në kantonet tjera kjo ndodh vetëm në ditët e fundjavës dhe në ato festive.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









