Shqipëria
“Mbulimi i Skënderbeut” revolton shqiptarët, reagon myftiu i Tiranës
Shqiptarët u mllefosën pasi statuja e Skënderbeut në sheshin e Tiranës u mbulua me pankarta. Myftiu i Tiranës Ylli Gurra thotë se e vërteta është ndryshe, duke kërkuar që njerëzit nuk duhet “të rrëshqasin” në aspektin historik
Falja e Kurban Bajramit në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë ka krijuar përplasje në rrjetet sociale ndërmjet qytetarëve, të cilët akuzuan komunitetit fetar islam në Shqipëri, për mbulimin me pankarta të statujës së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu,
një natë para fetës së Bajramit. Por, myftiu i Tiranës Ylli Gurra thotë se e vërteta është ndryshe, duke kërkuar që njerëzit nuk duhet “të rrëshqasin” në aspektin historik.
Për shkaka të mungesës së xhamisë, që nga pluralizmi, qytetarët e Tiranës që i përkasin fesë myslimane, e falin namazin e bajramit në sheshin e hapur. Por kësaj here, ceremonia që u organizua nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kësaj here nuk u la jashtë vëmendjes, shkruan shekulli.
Kjo, jo për numrin e lartë të besimtarëve që merrnin pjesë për t’u falur, sesa për pankartat e mëdha, që ishin vendosur përpara monumentit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Shënimi, që lexohet në pankartën ngjyrë rozë, të vendosur mbi një skelë të lartë, është “Gëzuar Kurban Bajramin!”.
Por, edhe pse urim, shënimi që mbulonte pjesën e përparme të monumentit të heroit tonë, ka ngjallur shumë reagime te njerëzit në rrjetet sociale.
Më e ashpër duket se ishte shkrimtarja Flutura Açka, e cila për “mbulimin” e statujës së Skënderbeut, përmes një shënimi në “Facebook” thotë se Skënderbeu u bë kurban i hipokritëve.
“…Kurban atëherë u bë për Evropën, kurban edhe sot për hipokritët që nuk u ngopën. Dje kurban një grua, sot Skënderbeu, nesër Atdheu…”, përfundon ajo.
Edhe profesori Moikom Zeqo, thotë se “Miqtë e mi shqiptarë, si vallë mundet që të mbulohet skulptura madhështore e Skënderbeut ditën e një feste fetare, si mundet? Zgjohu nga gjumi vetëdije e kombit shqiptar, e pabesueshme, por e vërtetë. Kujt vallë i vjen turp dhe është alergjik nga figura semantike dhe mbarëkombëtare e Skënderbeut?”.
Edhe ish-drejtori i Aluzinit , Artan Lame, ka reaguar për vendosjen e pankartave përballë monumentit të Skënderbeut gjatë ceremonisë fetare.
“Je suis Scanderbeg! E kam qeshur e jam tallur me Skënderbenë, sa pa dyshim e kam tepruar. Kam bërë ironi dhe i kam rënë në qafë, sa s’di si më ka duruar. Por i kam bërë këto se e dua Skënderbenë njeri me mish e kocka me halle e telashe, jo si një mit të kalçifikuar nga ata që pastaj themi “pale a ka qenë”. Ashtu sikundër çdo i krishterë i mirë, e do Jezunë si njeri që zbriti mes vdekatarëve e dha jetën për ta. Ashtu sikundër çdo muhamedan i mirë, e do Muhametin si njeri që ulur këmbëkryq u shpjegon të thjeshtëve udhën e drejtë. Ashtu edhe unë e dua Skënderbenë si njeri që mes njerëzve të tij, me gjoks përballte të keqen e madhe të kohës vet, ndërsa me kurriz mban edhe llafet e kohës sonë. Por, sot Skënderbenë tim ma zunë me perde që të mos shihej se si mbretëron e kalëron mbi kalë tash 550 vjet. Sot i zunë të pamët të mos i shihte, nesër një Zot e di se çdo t’i bëjnë:, shkruan ai.
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra: Çështja e mbulimit të Skënderbeut po keqpërdoret në media!
E ndërsa çështja e “mbulimit të Skënderbeut” ka marrë dhenë, myftiu i Tiranës, ka një shpjegim më të thjeshtë. Ai pohon për mediet se e vërteta e kësaj çështja është që, montimi i skenës është bërë natën.
Teknikisht janë vendosur dy ekrane të mëdha, të cilat nuk kanë qenë drejtpërdrejt me masën, (përballë) për arsye se zonjat janë të vendosura në të djathtë (me fytyrë nga Skënderbeu).
Ekrani i dytë ishte vendosur përballë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nga ku orientoheshin njerëzit, pasi podiumi ishte shumë i ulët.
“Prandaj vetëm për lehtësi teknike i kanë montuar në atë mënyrë. S’ka arsye të mbulohet monumenti i Skënderbeut. Nëse do të ishte ashtu, ne para dy muajsh falëm Bajramin e Madh. S’ka arsye as fetare, as qytetare që të lejohej diçka e tillë”, tha myftiu.
Edhe pse në islam nuk është preferohet të falesh, duke patur para një panoramë, e cila ka domethënie të jetës njerëzore a shtazore, myftiu shprehet se çështja e mbulimit të Skënderbeut po keqpërdoret në media. “Njerëzit po rrëshqasin pak në aspektin historik”, deklaroi ai.
Lidhur me këtë skenë në Tiranë, ka pasur reagime edhe në Prishtinë. Shumë politikanë e shkrimtarë, kanë reaguar kundër “mbulimit” të Skënderbeut. Madje disa nga ta të mbushur me mllef, përfshirë edhe politikan që i përkasin komunitetit katolik, kanë uruar t’ua urojnë Bajramin vëllzërve myslimanë.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










