Ekonomi
Si sigurohet një vend pune në Gjermani?
Një e treta e të gjitha vendeve të punës në Gjermani plotësohen përmes lidhjeve dhe kontakteve private.
Në kompanitë më të vogla, gati gjysma e të gjithë punëtorëve të rinj gjejnë në këtë mënyrë një vend pune, tha Zyra Federale e Punësimit, përcjell albinfo.ch.
“32 për qind e të gjithë punonjësve të rinj vitin e kaluar erdhën për të punuar përmes kontakteve private, e në kompanitë më të vogla është përqindja edhe më e lartë, 47 për qind”, ka thënë Agjencia e Punësimit në Nuremberg, duke cituar anketat e rregullta, të cilat janë realizuar në mesin e punëdhënësve.
21% e vendeve të reja të punës u gjetën përmes platformës së punësimit në internet, si në privatësi, ashtu edhe në ato të Zyrës Federale të Punësimit.
11 për qind kanë gjetur një punë nëpërmjet reklamave të punës në faqet e internetit të kompanive, dhjetë për qind kanë gjetur një punë nëpërmjet reklamave në gazeta dhe e njëjta përqindje janë të punësuar në bazë të ofertave të vetiniciativës.
Në vitin 2016 në Gjermani janë plotësuar 3.65 milionë vende pune, shumica e të cilave, 44 për qind, shkon në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme deri në 50 të punësuar.
I njëjti hulumtim tregon se kompanitë e vogla kanë tendencë për të ardhur te punëtorët me paga më të ulëta, duke filluar dhe me kushte pjesërisht të pafavorshme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










