Lajme
Gjykata Speciale: Aktakuzat mund të ngrihen pas 7 ditësh
Shtatë ditë pas shpalljes së aktgjykimit, Gjykata Speciale mund të fillojë aplikimin e tyre që nënkupton ngritjen e aktakuzave të para
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur aktgjykim pozitiv për rregullat e rishkruara të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale
Sipas këtij aktgjykimi, të cilin e ka bërë të ditur kryetarja Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja Ann Power-Ford, rregullat e rishkruara të rregullores në fjalë janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovërregullat e rishkruara të rregullores në fjalë janë në përputhje më Kushtetutën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Rregullat në fjalë, janë rishkruar pasi muaj më parë Kushtetuesja i shpalli në mospërputhje me Kapitullin e dytë të Kushtetues së Kosovës.
Shtatë ditë pas shpalljes së këtij aktgjykimi, Gjykata Speciale mund të fillojë aplikimin e tyre që nënkupton ngritjen e aktakuzave të para.
Në vazhdim, teksti i plotë i njoftimit të Gjykatës:
Aktvendim i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese: Rregullat e Rishikuara në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Sot, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja Ann Power-Ford, shqiptoi Aktvendimin e Gjykatës mbi Referimin e Rregullave të Rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave (‘Rregullat e Rishikuara’). Gjykata vlerësoi njëzëri se Rregullat e Rishikuara janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (‘Kushtetuta’).
Më 26 prill 2017, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se nëntë rregulla të Rregullores së Procedurës dhe të Provave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës dhe për një rregull tjetër nuk mund të nxirrte konstatim mbi përputhshmërinë.
Pas këtij vendimi, gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të mbledhur në seancë plenare miratuan Rregullat e Rishikuara. Më 31 maj 2017, Rregullat e Rishikuara iu referuan Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), tre gjykatësit kushtetues në përbërje të panelit të Gjykatës Kushtetuese kishin 30 ditë për shqyrtimin e Rregullave të Rishikuara.
Në Aktvendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese deklaroi se Referimi ishte i pranueshëm. Ajo kujtoi se sipas Ligjit, Dhomat e Specializuara duhet të gjykojnë dhe funksionojnë në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pas shqyrtimit të Rregullave të Rishikuara të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se ato ishin në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















