Sport
Ujkani humbi ndeshjen dhe dhëmbin!
Për portierin e skuadrës italiane Novara Calcio, në Serie A, shqiptarin nga Kosova, Samir Ujkani, ndeshja kundër Bolonjës mysafire ka qenë dyfish fatale. Së pari, Novara ka humbur ndeshjen me rezultatin 0:2, dhe së dyti, që është më e dhimbshme (fizikisht) Ujkani ka humbur një dhëmb.
Ujkani i është huazuar Novara-s nga Palermo ku ishte duke luajtur dy vitet e fundit.
Për dhëmbin e kosovarit, ka qenë fatale përpjekja e bashkëlojtarit të tij, Morganella, për ta larguar një top të skuadrës kundërshtare nga zona e rrezikut, pranë portës. Po këtë synim kishte edhe Ujkani, kështu që ata dy përplasën kokat gjatë „fluturimit” të tyre në ajër.
Dhe, si pasojë e përplasjes, një „objekt” i imët, i bardhë shihet në video të fluturojë nga goja e Ujkanit. Ishte dhëmbi i Ujkanit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









