Lajme
Remitencave t’u ndërrohet orientimi, nga konsumi në biznese
Ekspertët e ekonomisë kërkojnë dërgesave nga diaspora t’u ndërrohet destinacioni, duke i orientuar në biznese dhe hapje të vendeve të reja të punës
Vetëm brenda një dekade, diaspora kosovare ka dërguar në vendlindje mbi 5 miliardë euro remitenca, të cilat kryesisht janë shpenzuar për konsumin, shëndetësi, ndërtim, por shumë pak në investime dhe biznese. Tani ekspertët e ekonomisë kërkojnë që këtyre dërgesave t’u ndërrohet destinacioni, duke i orientuar në biznese dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Naim Dedushaj, drejtor në Drejtorinë për investime të diasporës në Ministrinë e Diasporës në një bisedë për REL, thotë se në bashkëpunim me bizneset e diasporës, janë duke u koordinuar që këto remitenca të shndërrohen në biznese.
“Mbetet që diaspora, zyra e rrjeteve të bizneseve të Diasporë shqiptare që vepron në 25 vende të ndryshme të botës dhe zyra në Nju York, bizneset e diasporës që janë të përfshirë në këtë rrjet të shikojnë të gjejnë projekte të ndryshme dhe t’i kanalizojnë këto remitenca në projekte konkrete dhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe hapjen e bizneseve të vogla”, thekson Dedushaj.
Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra.
Paratë e diasporës, thotë eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, janë jetike për ekonominë e Kosovës dhe një ndër faktorët kryesor që ndihmon luftimin e varfërisë në Kosovë.
Sipas tij, tendenca e orientimit të këtyre mjeteve në investime mund të bëhet, por që mund të jetë problematik bashkimi i mjeteve.
“Vëllimi i dërgesave në nivel nacional nuk ka shënuar rënie, mirëpo shuma që ata dërgojnë, është e vogël dhe është goxha problematik bashkimi i tyre për investime. Por, nëse ka ide konkrete biznesi, diaspora në vend se të dërgojë për dy tri vite nga 300 apo 500 euro në muaj te familjarët, do të ishte mirë të marrin një kredi ta dërgojnë te familjaret e tyre dhe të krijojnë biznese të vogla dhe të mesme, që do të gjeneronin vende pune për familjarët e tyre dhe nuk do të kishin më nevojë të dërgonin remitenca”, vlerëson Gashi.
Nga takimet që janë zhvilluar me bizneset nga diaspora dhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilat vazhdimisht të dërgojnë mjete te familjarët e tyre në Kosovë, thuhet të ketë një interesim për orientimin e mjeteve të tyre në investimeve.
Naim Dedushaj nga Ministria e Diasporës thotë se për këtë interesim të bizneseve po punohet që të krijohen kushte më të mira për ta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













