Lajme
Vritet komandanti i kosovarëve në ISIS, Ridvan Aqifi!
I njohur me nofkën Al-Kosovi, Ridvan Aqifi kishte qenë komandat i vullnetarëve shqiptarë që i janë bashkuar terroristëve në Siri e Irak. Në Gjilan, familjarët e tij kanë hapur të pamë
Njëri nga xhihadistët më të rrezikshëm të Kosovës në luftën e ISIS-it në, Ridvan Haqifi nga Gjilani, është vrarë gjatë luftimeve në Siri, thonë burimet pranë familjes së tij. I njohur me nofkën Al-Kosovi, Aqifi kishte qenë komandat i vullnetarëve shqiptarë që i janë bashkuar luftimeve në Siri e Irak.
Siç raporton RTK, familja e Ridvan Aqifit në Gjilan ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, dhe ka hapur të pamë për ngushëllime.
Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin.
Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS. Haqifi në qershor të 2015 kishte paralajmëruan Ballkanin për luftë në emër të hakmarrjes “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, e vende tjera.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











