Lajme
Zvicra aktivizohet në Serbi
Sekretari i Shtetit për trajnim, hulumtim dhe inovacion, Mauro Dell’Ambrogio, është në një vizitë zyrtare në Beograd, me ftesë të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq. Bashkë me kryeministrin, Sekretari i Shtetit do të nisë zyrtarisht projektin “Nga arsimit në punësim”, të udhëhequr nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA/DDC). Sekretari i Shtetit do të japë dy ligjërata, përkatësisht në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe në Universitetin e Beogradit.
Trajnimi profesional do të jetë në qendër të diskutimeve me kryeministrin Vuçiq, i cili do të jetë i shoqëruar nga një delegacion, duke përfshirë disa ministra, përfshirë edhe ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mladen Sarçeviq. Sekretari i Shtetit, Dell’Ambrogio, do të paraqesë sistemin zviceran të formimit profesional nëpërmjet një leksioni publik të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë serbe.
Vizita e Sekretarit të Shtetit, Dell’Ambrogio, do të shënojë fillimin zyrtar të projektit “Nga arsimi në punësim (E2E)”. Mbështetur nga DEZA/DDC, projekti synon të përmirësojë kuadrin e kushteve të punësimit, duke rritur furnizimin në drejtim të shkollimit profesional në Serbinë jugore dhe jugperëndimore. Rreth 40.000 shtetas serbë të rinj do të përfitojnë nga projekti E2E. Sekretari i Shtetit, Dell’Ambrogio, do të takohet me disa partnerë të projektit, i cili është zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me aktorë të ndryshëm të sektorit publik dhe privat serb dhe zviceran. I inauguruar në vitin 2015 nga Këshilltari Federal, Johann Schneider-Ammann, “Technopark” është institucioni i parë i këtij lloji në Serbi, duke u bërë një aktor kyç në ekosistemin e inovacionit.
Për më tepër, vizita do të nxjerrë në pah bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve në fushën e kërkimit, me ç’rast shumë hulumtues zviceranë dhe serbë do të bashkëpunojnë veçanërisht në kontekstin e programeve në kuadër të Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, Sekretari i Shtetit, Dell’Ambrogio, do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Beogradit dhe do të vizitojë Parkun e Shkencës dhe Teknologjisë së qytetit, i cili mirëpret 36 kompani, duke përfshirë 2 start-up zvicerane.
Zvicra dhe Serbia
Afro 1800 zviceranë jetojnë në Serbi dhe rreth 69.000 shtetas serbë jetojnë në Zvicër. Gati 200 kompani zvicerane janë aktive në Serbi. Investimet zvicerane të drejtpërdrejta në Serbi gjenerojnë rreth 3800 vende pune dhe e vënë Zvicrën në mesin e investitorëve direktë kryesorë të huaj. Që nga viti 2006 pesëdhjetë studiues të rinj serbë kanë përfituar nga bursa e Konfederatës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












