©albinfo.ch
Feja
Imamët e moderuar shqiptarë nuk duan të jenë në listën e IZSR-së
Imamët Mustafë Memeti dhe Fehmi Dragusha kanë kundërshtuar përfshirjen e xhamive që drejtojnë, në listën e përpiluar nga IZSR-ja radikale
IZSR (Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës) siç quhet organizata e konsideruar si përfaqësuese e islamit radikal në Zvicër ka shkaktuar shqetësim të ri ndër myslimanët liberalë me një platformë të re interneti online. Ajo ka promovuar të dielën faqen e internetit swissmuslims.ch, në qendër të së cilës ndodhen informacionet lidhur me të gjitha xhamitë në Zvicër, shkruan blick.ch.
Bëhet fjalë për një shërbim në të mirë të të gjithë myslimanëve, sipas këndvështrimit të IZSR-së. Por imamët e moderuar janë alarmuar, ata nuk duan të jenë të përfaqësuar nga një organizatë e tillë.
“Unë e kam parë për herë të parë dje listën në fjalë”, thotë Mustafë Memeti, imam nga Berna (Kryetar i Bashkësisë Islame të Shqiptarëve të Zvicrës), transmeton albinfo.ch. Ai ndjehet i zemëruar nga ajo që ka parë. “IZSR po na keqpërdor”. Këtë ai e shpjegon me faktin se shoqatat myslimane liberale sikur ajo e Bernës që e udhëheq ai vihen në një radhë me shoqatat e kontestuara me qasje salafiste. Ndërsa e fokusuar në qendër të faqes qëndron shënimi “I love IZSR”.
Edhe imami tjetër shqiptar, Imam Dragusha nga xhamia e St. Gallenit është kundër. Sipas tij, kryetari i IZSR-së, Nicolas Blancho “po e instrumentalizon xhaminë e tij për propagandë, pasi që shoqata e tij përfaqëson një islam kundër njëri-tjetrit. Ndërsa te ne janë të mirëseardhur të gjithë njerëzit, pavarësisht nga besimi dhe prejardhja”.
Në këtë situatë, imami nga Berna Imam Memeti dëshiron të veprojë. Ai thotë të jetë këshilluar me anëtarët, por mjerisht, shoqata i ka duart e lidhura, pasi që po del se nuk qenka i ndaluar përpilimi i listave të tilla.
Ndërsa vetë IZSR është e vendosur: “Ne duam të krijojmë transparencë. Ky interes qëndron mbi ingteresat e një xhamie të veçuar”, ka thënë zëdhënësi Qaasim Illi. Për këtë arsye ata nuk e kanë ndërmend të fshijnë nga lista asnjërën nga xhamitë. Për më tepër, IZSR planifikon që në listë të fusë edhe restorantet dhe shitoret “hallall”.
Kryetarja e Forumit për Islamin e Përparuar Saida Keller-Messahli është kundër këtyre planeve, përcjell albinfo.ch. “Pikërisht ky është kurthi i tyre. IZSR provon të prezantohet si plotësisht i pafajshëm dhe aktron me ofiqin “Qendror” të largojë vëmendjen nga synimet e tij radikale.
Messahli ka ndjekur faqen nga fillimi. “Xhamitë e para që janë përfshirë në listë kanë qenë ato të llojit më të keq, vetëm më vonë aty janë shtuar edhe shoqatat e moderuara”. Prandaj ajo është e bindur se e gjithë kjo tregon se IZSR-së i intereson vetëm ndikimi politik.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë















