Lajme
Industria e prodhimit në Kosovë në nivel të ulët
Ekspertët e ekonomisë, thonë se vetëm sektori prodhues mund të ndikojë në përmirësimin e zhvillimit ekonomik
Industria e prodhimit në Kosovë vazhdon të mbetet në nivel të ulët, dhe kjo çështje shqetëson ekspertët e ekonomisë, pasi që, sipas tyre, vetëm sektori prodhues mund të ndikojë në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e numrit të të punësuarve, raporton Radio Evropa e Lirë.
Autoritetet kompetente duhet të angazhohen që të krijojnë kushte më të volitshme për sektorin privat, e konkretisht për industrinë e prodhimit, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Sipas tyre, vetëm prodhimi mund të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe në rritjen e numrit të të punësuarve.
Bedri Selmani, ekspert për çështje ekonomike, thotë se gjatë luftës se fundit në Kosovë e tërë industria përpunuese është shkatërruar, ndërsa pas përfundimit të saj, investimet nuk janë orientuar në këtë sektor.
Kjo periudhë e ka amortizuar sektorin e prodhimit, si në aspektin moral po ashtu edhe atë fizik, thotë Selmani.
“Gjatë këtyre dhjetë vjetëve, ekonomia kosovare fare nuk është mbrojtur me masa doganore dhe masa tjera administrative. Çdo shtet dhe ekonomi nacionale e mbron prodhimtarinë e vet, duke e nxitur atë për prodhim më të lartë dhe ngritje të kapaciteteve. Përveç disa artikujve që mund të numërohen dhe janë nën numrin 10, të gjitha prodhimet tjera nuk plotësojnë kërkesat e tregut vendor”, thotë Selmani.
Edhe Ymer Havolli thotë se mbi 80 për qind e bizneseve në Kosovë merren me tregti dhe shërbime tjera, ndërsa një përqindje e vogël është e fokusuar në prodhim.
“Rrethina institucionale nuk është e dizajnuar ashtu siç duhet, që të shkojë në favor të bërjes se biznesit. Kjo ka ndikuar që shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme të kalojnë nga sfera e prodhimit në sferën e shërbimeve dhe atë të tregtisë. Mjafton të them që kjo strukturë është 53 për qind e përbërë prej ndërmarrjeve që merren me tregti, kurse 26 për qind janë në shërbime tjera, dhe shumë më pak në prodhim”, thotë Havolli.
Në këtë aspekt, Bedri Selmani thotë se ka ndikuar edhe importi nga shtetet tjera të rajonit, sidomos nga Serbia.
Ky import, siç thotë ai, ka ngulfatur mundësinë e prodhimit kosovar.
“Vetëm prodhimtaria serbe, gjatë këtyre 10 vjetëve, ka importuar në Kosovë, në mënyrë zyrtare dhe jozyrtare, mbi 10 miliardë dollarë. Dhe e tërë kjo ia ka zënë frymën një prodhimtarie e cila është dashur të rifillojë”, shprehet Selmani.
Selmani, vlerëson se institucionet kosovare duhet të krijojnë politika të reja fiskale dhe legjislative në favor të sektorit të prodhimit.“Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka nxjerrë ligjin për nxitjen e investimeve, që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit dhe eksportit. Vetëm ato vende, ku sot është kauza kryesore në ekonominë globale, që është një turbulencë e gjithëmbarshme. Mund të mbijetojnë vetëm ato shtete që kanë eksport, ndërsa të gjitha vendet që nuk kanë eksport janë të detyruara të mbesin në varfëri”, thekson Selmani.Ndryshe, autoritetet kompetente, vazhdimisht kanë theksuar përpjekjet për përmirësim dhe zhvillim të sektorit privat, e konkretisht industrisë se prodhimit.Por, një gjë e tillë, gjithnjë është kundërshtuar nga komuniteti i biznesit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












