Lajme
Vjena, nikoqire e samitit Ballkanik për migrantët
Në Vjenë të Austrisë janë mbledhur kryeministrat e shteteve të Ballkanit dhe drejtuesit e Bashkimit Evropian, për të marr pjesë në punimet e samitit “Migrimi përgjatë rrugës Ballkanike”.
Me ftesë të Kancelarit Austriak, Christian Kern, në këtë samit përveç kryeministri shqiptar, Edi Rama, të pranishëm janë edhe kryeministri i Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.
Po ashtu, të ftuar janë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe ai i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Në shkurtin e kaluar, në takimin e po këtij formati, organizuar poashtu në Vjenë, liderët e Ballkanit dhe Austria vendosën të mbyllin të ashtuquajturën ”rruga ballkanike”.
Greqia dhe Gjermania, që nuk morën pjesë në atë takim, patën shprehur hapur pakënaqësinë e tyre. Athina i la migrantët në mëshirë të fatit në kufirin verior të Greqisë, ndërkohë që Berlini paralajmëroi se mbyllja e kufijve nuk ishte përgjigjja për krizën e migrantëve.
Sidoqoftë, hapat e ndërmarrë nga vendet e Ballkanit çuan në reduktimin e migrantëve.
Politikat e ashpra të Hungarisë kufizuan ndjeshëm mbërritjet e migrantëve në Evropën Perëndimore.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











