CH-Ballkani
Bashkatdhetarët ende hezitues në shërbimet bankare të Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), thuhet se pjesa dërmuese e personave jorezidentë kanë llogari personale - 91.3 për qind - kurse llogari afariste kanë një numër fare i vogël i rezidentëve - vetëm 8. 7 për qind.
Banka Qendrore e Kosovës këtë statistikë e ka nxjerrë duke u bazuar nga numri i kartelave të debitit ose kreditit. Por, sipas këtij raporti, numri i kartelave që ofrojnë shërbime për tërheqje të parave të gatshme dhe pagesa të ndryshme, shënoi rritje vjetore prej 28.1 për qind në vitin 2015. “Pjesëmarrjen më të lartë si në kartelat e debitit dhe kreditit në vitin 2015 e kishin kartelat Visa (73.2 për qind përkatësisht 92.4 për qind), pasuar nga kartelat Master Card (21.5 për qind përkatësisht 6.4 për qind)”, është thënë në raportin e BQK-së.
Më tej ky raport bënë të ditur se sistemet e pagesave luajnë rol të rëndësishëm në sistemin financiar dhe ekonominë e një vendi, duke marrë parasysh që funksionimi efikas dhe i sigurt i tyre paraqet një faktor shumë të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e stabilitetit financiar të vendit.
“Në Kosovë funksionon një sistem i vetëm për pagesa ndërbankare, Sistemi Elektronik i Kliringut Ndërbankar (SEKN), operuar dhe mbikëqyrur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Sistemi Elektronik i Kliringut Ndërbankar është sistem hibrid i pagesave, përmes të cilit procesohen pagesat me vlera të vogla, me vlera të mëdha si dhe pagesa urgjente”, thuhet në këtë raport.
Në raportin e BQK-së thuhet më tej se numrin më të madh të transaksioneve bankare vazhdojnë ta kenë institucionet qeveritare. Pagesat e rregullta masive vazhdojnë ta kenë pjesëmarrjen më të lartë prej 38.3 për qind në kuadër të instrumenteve të pagesave. Më pas vijnë pagesat prioritare masive me një pjesëmarrje prej 35.2 për qind, që janë kryesisht të realizuara nga institucionet qeveritare (siç janë pagesat e pagave dhe pensioneve), dhe pagesat xhiro të cilat kanë një pjesëmarrje prej 13.7 për qind, dedikuar kryesisht pagesave të shërbimeve publike. Pagesat e letrave me vlerë, edhe pse kanë peshën më të vogël në numrin e gjithsej pagesave, janë pagesat të cilat kanë shënuar rritjen më të shpejtë në numër (976 në vitin 2015 nga 618 në vitin 2014).
“Në raport me vlerën e transaksioneve, pagesat e rregullta vazhdojnë të kryesojnë strukturën e pagesave (49.2 për qind në gjithsej vlerën e transaksioneve), po ashtu këto pagesa shënuan rritje vjetore në vlerë prej 10.4 për qind. Pagesat xhiro vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë me pjesëmarrje prej 14.0 për qind në vitin 2015”, thuhet në fund t“Stabiliteti Financiar i Republikës së Kosovës” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), raportit “Stabiliteti Financiar i Republikës së Kosovës”, i publikuar ditë më parë nga BQK-ja.
Ndryshe, BQK është institucioni i vetëm publik në Kosovë që ka për qëllim ruajtjen sistemit të qëndrueshëm financiar dhe të pagesave.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












