Lajme
Nuland: Kosova t’i bëj hapat e fundit para vjeshtës
“Është mirë që Kosova të bëjë hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu të ruajë momentumin e zhvillimeve pozitive”, deklaroi nënsekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të bëjnë hapa më shpejt në procesionin integrues, ndërsa vjeshtën e ka përmendur si kohën e fundit kur duhet vepruar. Ajo ka qëndruar sot në Prishtinë në kuadër një turneu Ballkanik, ku ka takuar liderët institucional të vendit.
Sipas një komunikate për media lëshuar nga Presidenca e Kosovës, Nuland u shpreh e kënaqur me vizitën dhe përcjelli përshëndetjet e presidentit Obama dhe të Administratës Amerikane për presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës.
“Ishim bashkë me presidentin Obama në Varshavë dhe presidenti ju dërgon përshëndetjet e tij, sikur edhe zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili mirëpret përparimin në hapat e rëndësishëm që duhet të ndërmarrë Kosova në muajt në vijim”, tha Nuland në takim.
Nënsekretarja Nuland përshëndeti arritjet e Kosovës, veçanërisht në luftimin e korrupsionit, por edhe theksoi që nevojitet të bëhet edhe më shumë. “Drejtësia mbetet prioritet për SHBA-në”, theksoi Nuland.
Ajo tha se vëmendja e BE-së është zhvendosur nga rajoni i Ballkanit, ndërsa SHBA-të në vjeshtë do të jenë të përqendruara në zgjedhjet presidenciale, prandaj vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që vetë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konsolidimin e shteteve të tyre, por edhe të marrëdhënieve të tyre.
“Është mirë që Kosova të bëjë hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu të ruajë momentumin e zhvillimeve pozitive”, përfundoi Nuland.
Presidenti Thaçi iu falënderua për mbështetjen e SHBA-së dhe për inkurajimin që u jep institucioneve shtetërore të Kosovës që të vazhdojnë në procesin e zhvillimit të demokracisë dhe ekonomisë, si dhe të forcimit të sundimit të ligjit në vend.
“Do të mbetemi të përkushtuar në prioritetet tona të përbashkëta”, përfundoi presidenti Thaçi, duke garantuar nënsekretarja amerikane e Shtetit, se demarkacioni me Malin e Zi do të ratifikohet shpejt.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












