Lajme
Tregu kosovar me produkte të dyshimta
Hulumtimet e bëra kanë rezultuar se mbrojtja e konsumatorit është larg standardeve ndërkombëtare. Organizatat për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë, alarmojnë për prodhime të shumta me origjinë të dyshimtë, të cilat shiten në tregun e Kosovës. Ata kërkojnë marrjen e hapave konkretë për përmirësimin e kësaj gjendjeje.
Mbrojtja e konsumatorit mbetet sfidë për institucionet e Kosovës. Shitja e produkteve me prejardhje të dyshimtë po rrezikon shëndetin e qytetarëve, thotë kryetari i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Ai thekson se nevojitet një angazhim më i fuqishëm institucional për mbrojtjen e konsumatorit. “Nëse ne e dimë që ligjet në Kosovë zbatohen diku mes 30 – 40 për qind, atëherë edhe konsumatori i gëzon po këto të drejta. Por, në konsum ky zbatim prej 30 – 40 për qind, është shumë pak për përmbushjen e standardeve të ushqimit. Dhe, kjo mund të jetë fatale për qytetarin”, thotë Kaçaniku.
Shitja e produkteve me prejardhje të dyshimtë, sipas hulumtimeve të bëra, vjen edhe si pasojë e mungesës së kontrollit doganor në kufijtë që lidhin Kosovën me Serbinë.Në këtë kontekst, përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e konsumatorit thonë se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa më konkretë.Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në javën e konsumatorit është deklaruar se janë duke u angazhuar maksimalisht për përmirësimin e gjendjes aktuale. Shoqatat dhe institutet që merren me mbrojtjen e konsumatorit duhet të përkrahen dhe do të përkrahen nga MTI-ja.
Për më shumë, roli dhe rëndësia e konsumatorit do të bëhet pjesë e plan-programeve mësimore në shkollat e Kosovës”, deklaron Kusari-Lila.Në anën tjetër, gjatë ditëve të fundit në tregun e Kosovës janë larguar nga shitja produkte të dyshimta të Serbisë.Përfaqësues të biznesit kosovar, të cilët kishin kërkuar moskonsumin e këtyre produkteve të dyshimta, u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë më shumë produktet vendore.Lidhur me këtë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, kërkon nga institucionet favorizim të prodhuesve vendorë.
“Për fat të keq Kosova ende nuk ka politika për favorizim të ekonomisë vendore dhe kjo po krijon pabarazi në treg, e sidomos me ato vende që kanë politika që mbështesin prodhimin vendor, që subvencionojnë dhe eksportojnë. Prandaj, ne kemi probleme të dukshme”, tha Shahini.Përfaqësues të bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë ndërmarrë iniciativa për promovimin e prodhimeve e vendore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












