Sport
FC Kosova nis sezonin në një ndeshje derbi
FC Kosova takohet sot, në orën 16.00 me ekipin Oerlikon Polizei, i cili është në vendin e dytë, me dy pikë më shumë se ekipi shqiptar
Klubi futbollistik shqiptar „Fc Kosova”, nis sot zyrtarisht sezonin pranveror me synimin të kalojë një ligë më lartë, perkatësisht në ligën e parë ndër regjionale të Zvicrës.
Djelmoshat e FC Kosovës do të takohen sot në një ndeshje të vlerësuar derbi me ekipin Oerlikon Polizei, i cili është në vendin e dytë me dy pikë më shumë se ekipi shqiptar në tabelë.
Tranjeri, Enver Osmani, ka thënë për albinfo.ch se ekipi i tij po fillon stinorin mjaft i përgatitur .
„Në aspektin kualitativ jemi mirë, dhe klubi ka bërë investime për të arritur synimet e përbashkëta për tu ngjitur një ligë më lartë”, ka thënë Osmani. Sa i përket lojtarëve nuk ka ndonjë ndryshim të formacionit të FC Kosova.
„Mbrojtësi qendror, Visar Syla për shkak të lëndimeve do të mungojë ndërsa atë do ta zëvendësojë Islam Leskovci”, ka bërë të ditur tranjeri Osmani.
Aktualisht, „FC Kosova” radhitet në vendin e katërt në tabelë, me dy pikë më pak se lideri i grupit „Red Star” që e ka vendin e parë si kampion vjeshtor.
Ftohen të gjithë adhuruesit të „FC Kosova” që të vijnë të gjithë në këtë ndeshje derbi mjaftë të rëndësishme për klubin.
Takimi FC Kosova- Oerlikon Polizei nis sot, nëorën 16.00 në fushën e futbollit në Oerlikon (afër Hallenbad).
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











