Tema nga terreni
Albin Kurti: mërgata të orientohet më tepër në zhvillimin e më pak në konsum
"Ka një mit që mërgata nuk po sjell para në Kosovë si përpara. Kjo nuk është e vërtetë", tha ai.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbajtur dje në mbrëmje një ligjëratë të gjatë në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër para studentëve shqiptarë.
Albin Kurti tha të ketë ardhur me ftesë të studentëve shqiptarë të universitetit të St. Gallenit, “Albanian Student Association at the HSG”, për të folur jo për ngjarjet politike në Kosovë, por përceptimin e debatit si temë që do të debatohej në këtë takim me studentë dhe bashkatdhetarë.
“Bisedë në lidhje me përceptimin” ishte motoja e ftesës së studentëve për këtë takim. Kryetari i studentëve, Andi Dyla kishte dashur t’i shmangte ndasitë politike në mesin e studentëve dhe mërgimtarëve të interesuar për Albin Kurtin.
Kurti që foli në pjesën më të madhe të paraqitjes së tij mbi jetën e tij studentore, vuajtjet në burgjet serbe dhe angazhimi i tij politik në Kosovën e pasluftës, themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje, situatën e jetën në Kosovë, nuk la anash as kontriboutin e mërgatës shqiptare të Zvicrës.
Një e dhënë interesante sipas tij janë reminitencat e mërgatës, të cilat nuk janë duke u zvogëluar, deklaroi ai.
“Ka një mit që mërgata nuk po sjell para në Kosovë si përpara. Kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.
“Nga viti 2012 e deri më tani vetëm sa janë rritur të ardhurat nga diaspora. Solidariteti familjar është edhe më tutje shumë i fuqishëm”, deklaroi Kurti.
Por ai u ankua se ky solidaritet po përfundon me blerjen e mallrave të gatshme nga importi.
“Do të ishte mirë ta kemi një bankë të mërgatës”, shprehu ai dëshiren për një organizim më të mirëfilltë të mërgatës shqiptare në Zvicër. Duke veçuar, siç tha ai, një fond të mërgatës që do të ketë përparësi sa i përket investimeve e të kyçet edhe në ekonominë e vendit tonë, e jo vetëm në mirëqenie ekzistenciale, ku blejnë kryesisht rroba dhe ushqim”, tha ai mes tjerash në debatin me studentë e shumë bashkatdhetarë të interesuar për të.
Pyetja standarde që e dëgjojnë të rinjtë tanë gjatë pushimeve në Kosovë; se a është më mirë këtu a atje, iu shtrua kësaj here Kurtit në mënyre ironike, i cili me një dozë humori, tha se ajo çka është më e mirë dhe ajo që të pëlqen jo gjithmonë përputhen. “Natyrisht, këtu janë kushtet jetësore shumë më të mira, mirëpo megjithatë mendoj që më mirë është atje”, tha ai.
Takimet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojnë në ditët në vijim në Cyrih, Lozanë dhe Gjenevë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor