E-Diaspora
79-vjeçarja gjermane që ndihmon refugjatët
Një familje që u mbështet nga familja e pensionistes gjermane ishte familja Lleshi nga Shqipëria
Hannelore Miller është një 79-vjeçare gjermane e cila kujdeset shumë për refugjatët dhe dëshiron t’iu ndihmojë atyre. Madje, ka propozuar shumë ide sesi ata mund të integrohen dhe të kalojnë më mirë së bashku, shkruan albinfo.ch.
Ajo është shprehur se në fillim iu ka ndihmuar me rroba dhe i ka dërguar te mjeku, gjëra të cilat janë elementare.
Madje, ajo kishte edhe një ide shumë interesante. 79-vjeçarja ka ideuar një kafe në sallon muzikor, ku refugjatët nga Langenargen do të kenë mundësi të takohen një herë në muaj për kafe. Refugjatët do të mund të pinë pa pagesë dhe të shkojmë biseda me refugjatët tjerë për të ndërtuar ura të kulturave ndërmjet tyre.
Kjo kafe është që nga muaji prill. “Në fillim shkoi shumë mirë. Ka pasur 70-80 njerëz që kanë folur ndërmjet veti. Ekipi nga dhoma e muzikës ka shpërndarë kafe dhe çaj pa pagesë. Ushqimin e kanë sjellur vetë”, thotë Hannelore Miller.
Një familje që u mbështet nga familja e pensionistes gjermane ishte familja Lleshi nga Shqipëria. Ajo tregon një foto të tyre: babai, nëna dhe tre fëmijë të ulur në një tavolinë, duke ngrënë tortë. Ajo kishte parashtruar kërkesë ligjore kundër dëbimit, por pa sukses. Që nga java e kaluar, shqiptarët janë ‘zhdukur’. Megjithatë, asistentët mbështesin familjen Lleshi me një fond, pasi babai vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, dhe ka nevojë për barna të nevojshme urgjentisht, tregon 79-vjeçarja.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali Marash Palushaj nga Klina u hodh në det së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake dhe... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











