Lajme
Shkon në 66 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri
Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën nga coronavirusi.
Po gjatë ditës së sotme, më herët kanë ndërruar jetë një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana. Rastet e vdekjeve kanë ndodhur 36 në Tiranë, 9 Shkodër, 11 Durrës, 5 Fier, 2 Vlorë, 1 Kukës, 1 Elbasan.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 269 personave kanë rezultuar pozitivë 45 prej tyre, duke e çuar totalin e të prekurve në 2,580 raste.
Aktualisht në spitale janë shtruar 71 persona, 10 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 2 në gjendje të rëndë me frymëmarrje të drejtuar.
Në total, numri i të shëruarve ka shkuar në 1,516 persona, ku 57 persona kanë lënë spitalin gjatë 24 orëve të fundit.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












