Kosova
553 raste të reja infektimesh me Covid në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT janë testuar gjithsej 3.649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 553 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 78.380, nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 534 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Prizren 32 raste, Lipjan 28 raste, Podujevë 25 raste, Vushtrri 23 raste, Gjilan 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Obiliq 19 raste, Klinë 9 raste, Pejë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Rahovec 4 raste, Ferizaj 3 raste, Istog 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Skenderaj dhe Viti 1.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra















