Tematike
Filmi “Zgjoi” shfaqet në Festivalin e Filmit të Cyrihut, më 27 shtator
Më 27 dhe 28 shtator, në shfaqje do të jenë të pranishme: Regjisorja, Blerta Basholli, aktorja kryesore, Yllka Gashi dhe ndërmarrësja, Fahrije Hoti
Një grua, burri i së cilës është zhdukur gjatë luftës në Kosovë, merr jetën e saj në duart e saj. Fahrija nuk ka asnjë lajm nga burri i saj. Ajo, e vetme, kujdeset për dy fëmijët dhe vjehrrin e sëmurë.
Ky është, me pak fjalë, subjekti i filmit “Hive” (Zgjoi), një bashkëprodhim i vitit 2021 në mes Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Maqedonisë, shkruan albinfo.ch.
Fahrija themelon një biznes të vogël dhe fillon me gra të tjera për të prodhuar ajvar specash nga fshati. Por ambicia dhe dëshira e Fahrijes dhe shoqeve të saj për autonomi nuk priten mirë në mjedisin e tyre tradicional. Për më tepër, adje puna e tyre sabotohet dhe ato sulmohen.
Këmbëngulëse, energjike dhe liridashëse, Fahrija lufton pa pushim kundër paragjykimeve të komunitetit të sa. Ajo dëshiron sigurimin e një të ardhmeje për fëmijët e saj dhe të grave, burrat e të cilave po ashtu qenë zhdukur në luftë.
Filmi bazohet në një histori të vërtetë të ndodhur në Krushë të Madhe, në fshatin në të cilin është bërë njëra ndër masakrat më të mëdha të luftës, në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Filmi ka fituar, veç tjerash tre çmime në Festivalin e njohur Sundance: Çmimi i auditorit, Çmimi i regjisë, Çmimi i Jurisë së Madhe të Kinemasë Botërore. “Zgjoi” është nominuar nga Kosova për çmimin Oscar.
Në Festivalin e Filmit të Cyrihut (ZFF) filmi “Hive” shfaqet në programin “Border Lines”. Aty prezantohen filma që trajtojnë situata të skajshme, ekstreme: si çështjet aktuale botërore, të drejtat e njeriut dhe projekte humanitare, tensione tterritoriale dhe shoqërore, konfliktet midis individit dhe shtetit etj.
Filmi gjatë festivalit do të ketë tri shfaqje. Ndërsa në dy shfaqjet e para, më 27 dhe 28 shtator do të jenë të pranishme: Regjisorja, Blerta Basholli, aktorja kryesore, Yllka Gashi dhe ndërmarrësja, Fahrije Hoti, historia e së cilës ka shërbyer për realizimin e filmit.
Më 7 tetor fillon edhe shfaqja e rregullt e filmit “Zgjoi” (Hive) në kinematë e Zvicrës.
E hënë, 27 shtator. Ora 21.00. Kino: Corso 2
E martë, 28 Shtator. Ora 18.15. Kino: Cosmos 5
E shtunë, 2 tetor. Ora 15.00 Kino: Korso 2
Biletat rezervohen në këtë link:
https://zff.com/de/archiv/84816/#tickets
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Shtator 2021
- Ora01:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit28 Shtator 2021 - 1:00
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?