Shqipëria
5 arsye pse duhet të vizitosh Shqipërinë
Historia e saj, plazhet dhe banorët janë disa nga arsyet për të vizituar Shqipërinë, sipas “Apollo”-s
Kompania më e madhe skandinave e udhëtimeve turistike, “Apollo” rendit pesë arsye përse duhet të vizitohet Shqipëria.
Histori emocionuese dhe zhvillim interesant
Historia unike e Shqipërisë dhe fakti se vendi ka qenë i mbyllur për kaq shumë kohë, e ka bërë atë një destinacion përtej të zakonshmes, shkruan “ATSH”.
Aty ka pafund thesare arkeologjike, kështjella, trashëgimi të UNESCOS-s dhe histori romake. Të udhëtosh këtu, tani, është një eksperiencë emocionuese, ndërkohë që zhvillimi është në aktivitet të plotë, por ende duhet shumë që të përfundojë. Pjesa më e madhe e asaj që është e vjetër është ruajtur, ndonëse shumë hotele janë krejtësisht të rinj, përcjell albinfo.ch.
Natyra përrallore dhe plazhet e bukura
A ka ndonjë gjë më të bukur se sa një destinacion me male të mrekullueshme dhe plazhe të bukur? Shqipëria i ka të dyja. Këtu pamja është gjithnjë e bukur, nuk ka rëndësi se ku je dhe nëse të pëlqejnë shëtitjet, ky është me të vërtetë një destinacion ëndrrash. Destinacionet turistike si Durrësi dhe Saranda kanë plazhe të gjatë dhe të pastër me ujëra të kristalta dhe të qarta.
Eksperienca gastronomike
Suedezët e kanë dashuruar prej një kohe të gjatë ushqimin italian dhe grek. Në Shqipëri do të gjeni një kombinim perfekt të këtyre aromave, të ndërthurur me specialitetet lokale. Ushqim deti i freskët dhe mish i shërbyer direkt nga zgara shoqërohen me perime të shijshme dhe fruta të ëmbla.
Miqësore me portofolin
Shqipëria është ende duke u zhvilluar dhe një destinacion turistik relativisht i ri, që do të thotë se çmimet janë disa prej më të ulëtave në Mesdhe!
Banorët
Shqiptarët janë njerëz të dashur, të ngrohtë dhe mikpritës. Gati çdo person me të cilin bisedon dëshiron të flasë dhe të të tregojë për vendin e tij. Me sa duket, shqiptarët janë të lumtur të presin turistë. Shumica e tyre flasin shumë mirë anglisht dhe si turist ndihmohesh me gjithçka që ekziston midis qiellit dhe tokës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











