Shqipëria
5.6 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2021
Polakët kryesojnë për rritjen e numrit të turistëve (në krahasim me vitin e kaluar) të cilët si destinacion turizmi zgjodhën Shqipërinë
Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishte 5.688.649, duke shënuar një rritje me 2.1 herë, në krahasim me vitin 2020.
Sipas treguesve të publikuar nga INSTAT, gjatë vitit 2021 Polonia ka pasur rritjen më të madhe të turistëve që kanë hyrë në vendin tonë, me 4.6 herë më shumë; Spanja me 4.5 herë dhe SHBA me 3.9 herë, krahasuar me vitin paraardhës, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Sipas INSTAT, në dhjetor 2021 numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar ishte 267.409. Krahasuar me dhjetorin 2020, ky numër është rritur me 47.9 %.
Ndërsa në vitin 2019, kujtojmë se në Shqipëri erdhën 6.406.038 shtetas të huaj.
Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë që dolën nga territori i Shqipërisë në vitin 2021 është 4.190.786, me një rritje 44.2 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













