Lajme

42% e zviceranëve kanë marrë të dy dozat e vaksinës

Janë injektuar ghjithsej 8,387,504 doza të vaksinave. Ndërkaq deri më sot, vetëm vaksinimin e parë e kanë marrë 1,175,832 njerëz

Nga 5 korrik deri më 11 korrik, në Zvicër janë injektuar 427,725 doza vaksinash kundër Covid-19.

Këtë informatë e ka publikuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të premten,  në faqen e saj të internetit, raporton srf.ch

Mesatare ditore ka qenë 61,104 vaksina. Krahasuar me javën e kaluar, shkalla e vaksinimit ka rënë me 6 për  qind.

Numri total i vaksinave të injektuara deri të mërkurën mësohet të jetë 8,387,504 doza.

Deri më tani, 3,605,836 njerëz janë vaksinuar plotësisht, që dmth se  41.9 për qind e popullsisë tashmë kanë marrë dy doza të vaksinës, trasnemton albinfo.ch. Ndërkaq deri më sot, vetëm vaksinimin e parë e kanë marrë 1,175,832 njerëz.

Deri më sot, në kantone janë shpërndarë  8,444,375 doza vaksinash. 715,300 doza ruhen akoma në depotë e Qeverisë Federale.