Koronavirusi: çast pas çasti
4 vende evropiane në listën e kuqe të koronavirusit
Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muaj
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe në hartën e koronavirusit, që do të thotë se ato shtete kanë kaluar pragun e 120 infeksioneve për 100 mijë banorë në dy javët e fundit.
Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria u shtuan në këtë listë, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Holanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit. Vendi prezantoi një seri masash shtesë për të luftuar një valë të dytë, duke përfshirë mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve në 10:00 të mbrëmjes.
Islanda raportoi mbi 80 të infektuar gjatë fundjavës sipas ECDC, por duke pasur parasysh popullsinë e vogël të vendit edhe rritja më e vogël e rasteve mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallën e infeksionit.
Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muaj.
Në “listën e kuqe”, me më shumë se 120 raste për 100 mijë banorë futen gjithashtu:
Spanja (320)
Republika Çeke (267)
Franca (235)
Luksemburgu (189)
Belgjika (171)
Holanda (171)
Islanda (128)
Danimarka (128)
Hungaria (127).
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Diskutohet institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Konfederatën e Zvicrës
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?