Lajme
4 shoqëri kulturore nga Zvicra bashkë në festivalin “Gjirokastra 2015”
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota” në Zvicër, SHKA “Dardania” nga Winterthuri, SHKA “Ilirët ” nga Llozana, grupi folklorik në Gjenevë “Rapsodët” dhe Ajshe Muriqi – Fetaj do të marrin pjesë bashkarisht nga 10 deri më 16 maj 2015 në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar të Gjirokastrës në Shqipëri.
Këto shoqëri që kultivojnë prej vitesh folklorin shqiptar në diasporë do të marrin pjesë për herë të parë në një nga ngjarjet më madhore folklorike, e cila realizon përfaqësimin më të plotë të hapësirave gjeografike të trashëgimisë kulturore mbarëkombëtare në Shqipëri.
Në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri botërore e njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO, shoqëritë kulturore artistike nga Zvicra do të paraqiten bashkarisht me një program të larmishëm që do të zgjatë deri 25 minuta.
Pjesëmarrja në këtë takim mbarëkombëtar të folklorit shqiptar për Agron Bajramin, drejtor i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”, paraqet një kurorëzim të suksesit 22-vjeçar të valltarëve të kësaj shoqërie në diasporë.
“Do të thotë shumë. Kulmi i të gjitha aktiviteteve të deritanishme 22-vjeçare të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”’, tha për albinfo.ch Agron Bajrami.
Koreografi i kësaj shkolle tha se të gjitha shoqëritë me nga një pikë do të paraqiten si mysafirë specialë në Festivalin e Gjirokastrës.
Janë krejt 64 valltarë dhe instrumentistë nga Zvicra që do të udhëtojnë për në Shqipëri.
Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka siguruar akomodimin dhe ushqimin vetëm për 25 prej tyre, ndërsa shpenzimet e tjera do t’i bartin vetë shoqëritë kulturore artistike nga Zvicra.
Dita e performancës së përbashkët e shoqërive kulturore artistike nga Zvicra do të jetë 12 maji, ndërsa do të paraqiten në ditën në vijim, më 13 maj, në pjesën historike të qytetit të Gjirokastrës në një skenë të hapur.
Për të marrë pjesë në këtë festival përfaqësues të shoqërive kulturore nga Zvicra kanë bërë kërkesa të veçanta në Ministrinë Kulturës së Shqiperisë nëpërmjet drejtoreshës artistike të këtij grupi, Mira Bregu.
Për herë të parë në një ngjarje të tillë të rëndësishme të folklorit nga Zvicra kishin marrë pjesë “Ilirët”, ndërsa më 2009 SHKA “Vatra”.
Për herë të parë Festivali Folklorik Kombëtar është zhvilluar në vitin 1968, në kalanë e Gjirokastrës, ndërsa për herë të fundit është zhvilluar në vitin 2009.
Organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015 ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë jomateriale, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, të kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, kulinarisë, etj., të krijuara prej shekujsh nga populli.
Në festival do të konkurrojnë edhe tri grupe artistike nga Kosova, dy grupe nga shqiptarët e Maqedonisë dhe një grup nga shqiptarët e Malit të Zi. Të ftuar do të jenë edhe grupe nga arbëreshët e Italisë, shqiptarët e ShBA-së, Greqisë, Turqisë, si dhe do të ketë një shfaqje nga Ansambi Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













