Lajme
31 të vdekur nga vërshimet në Turqi
Mësohet se një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në Turqinë veriore pasi përmbytjet e mëdha në brigjet e Detit të Zi lanë të vdekur të paktën 31 persona, transmeton albinfo.ch.
Provinca Kastamonu është zona më e goditur me 29 vdekje dhe dy të tjerë që vdiqën në Sinop në bregdet.
Përmbytjet që erdhën si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, shkatërrimin e urave, bllokimin e rrugëve, makina të shkatërruara dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Gjithashtu, Turqisë këtë muaj i është dashur të luftojë edhe me zjarret e mëdha në jug.
Ato zjarre – të cilat tani janë nën kontroll – detyruan mijëra vendas dhe turistë të largoheshin nga Marmaris dhe zonat përreth. Tetë njerëz vdiqën dhe më shumë se 100,000 hektarë bimësi u shkatërruan.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta













