E-Diaspora
3 vjeçari shqiptar në Zvicër pushton instagramin
“Për ne si prindër kjo është gjëja më e rëndësishme, që Ardi të jetë i lumtur”, theksoi ai. “Kur ai nuk dëshiron të pozojë, ne e respektojmë dëshirën e tij”, thotë babai i Ardit
Me poza perfekte dhe me veshje të dizajnuara, djaloshi i vogël shqiptar ka arritur mbi 45 mijë fansa. Këtu nuk po flasim për ndonjë model të njohur e të rritur, por për një 3 vjeçar nga Berna, i cili quhet Ardi.
Ai nuk është bir i ndonjë çifti të Hollivudit, por fëmijë i një çifti të thjeshtë që jeton në Bernë të Zvicrës. “Ardi më shumë se gjysmë ore e kalon duke bërë fotografi, pjesën tjetër të ditës e kalon duke luajtur”, thotë babai i Ardit, Kushtrimi, për gazetën zvicerane, 20min.ch, përcjell “albinfo.ch”.
33 vjeçari shqiptar thotë se ai mundohet që çdo gjë të shkojë mirë për djalin e tij. “Për ne si prindër kjo është gjëja më e rëndësishme, që Ardi të jetë i lumtur”, theksoi ai. “Kur ai nuk dëshiron të pozojë, ne e respektojmë dëshirën e tij”.
Marka të njohura interesohen për Ardin.
Si e arriti Ardi këtë famë në instagram, nuk e di as vet Kushtrimi “Në fakt, gruaja ime dëshironte të hapte një konto në instagram për Ardin që të grumbullojë të gjitha fotot e tij më një vend”, tregon ai. Gradualisht ka marr shumë pëlqime dhe çdo ditë e më shumë i janë shtuar me qindra fansa në fotografitë e tij. “Edhe mediet shqiptare tashmë e kanë zbuluar Ardin”.
Tashmë prindërit e Ardit, Kushtrimi dhe Blerina duhet të kujdesen për pamjen e djalit të tyre. “Gruaja ime ka punuar një kohë të gjatë në një butik dhe ajo e di edhe si t`i kombinojë veshjet” thotë Kushtrimi. Përveç kësaj, firma të njohura tashmë kanë vrenjtur fotografitë e Ardit në Instagram.
Djali i vogël tashmë e ka një rrugë të hapur përpara vetes në biznesin e modës, nëse ai dëshiron. Por pavarësisht se çfarë ai dëshiron të bëhet në të ardhmen, prindërit e tij do ta përkrahin dëshirën e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027
















