Shqipëria
207 të ndaluar për të kaluar në zonën Schengen
Fluksi i madh i pritshëm për festat e fundvitit në Aeroportin e Rinasit ka vënë në lëvizje Policinë Kufitare për të hartuar planin e masave të detajuar për përballimin e hyrje-daljeve, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
Ndërkohë, tashmë që muaji nëntor kaloi, Policia e Rinasit bën edhe bilancin e punës së saj.
Sipas raportit, janë goditur 66 raste të paligjshmërisë, janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, ndërsa u është refuzuar dalja 207 shtetasve që nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën “Schengen”, transmeton “TCH”.
Gjatë kësaj periudhe njëmujore, Policia Kufitare ka kapur 9 persona në kërkim dhe ka proceduar penalisht 52 shtetas për kalim të paligjshëm kufiri, përcjell albinfo.ch.
Policia shqiptare njofton gjithashtu procedimin e një shtetasi për mosdeklarim të parave në kufi, ndërsa një tjetër është arrestuar për mitëdhënie. Ndërkohë ka edhe një rast të shënuar të kundërshtimit të punonjësve të policisë, gjatë të cilit është arrestuar një person.
Nëntori, që përkon si çdo vit edhe me festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit, ka bërë që përmes Aeroportit të Rinasit të hyjnë e dalin plot 203.694 shtetas shqiptarë apo të huaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














