Lajme
2019: 80 % e qytetarëve të Kosovës u pajisen me vizë
Instituti EPIK në publikimin e radhës “VITI MË I MIRË: Statistikat për Vizë Shengen për Kosovën 2019” , ka theksuar se viti 2019 ka shënuar vitin më të mirë për Kosovën në të gjithë indikatorë/ të ndërlidhur me vizën Shengen.
Në vitin 2019, gjithsej 108,774 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen. Nga ta 88,448 kanë marrë një të tillë. Kjo shënoj rekordin historik për nga numri i aplikimeve dhe aprovimeve të vizave Shengen për qytetarët e Kosovës. Me fjalë të tjera 80% e qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar për vizë kanë pranuar një të tillë, apo thënë ndryshe 8 nga 10 qytetarë që kanë aplikuar kanë marr vizë Shengen.
Krahasuar me vitin 2018, gjatë vitit të kaluar qytetarët e Kosovës kanë kërkuar 17% më shumë viza Shengen, ndërsa kanë pranuar 19% më shumë viza Shengen”, thuhet në njoftimin për media.
EPIK thekson se në vitin 2019, qytetarët e Kosovës kanë dorëzuar më së shumti aplikacione për vizë në këto shtete:
– Gjermani me 43,863 aplikacione, nga të cilat u miratuan 36,069;
– Zvicër me 39,545 aplikacione, nga të cilat u miratuan 31,735; dhe
– Greqi me 7,604 aplikacione, nga cilat u miratuan 7,412.
“Në vitin 2019, shkalla e refuzimit të vizave ishte më e lartë në Finlandë ku shënoj 35.8% dhe Slloveni ku shënoj 30.7%. Ndërsa, shkallë më e ultë e refuzimit të vizave ishte në Greqi me vetëm 2.1%.
Edhe pse shkalla mesatare e refuzimit të vizave Shengen në vitin 2019 prej 18.8% është ende e lartë, ajo shënoj nivelin më të ultë historik për Kosovën. Në vitin 2019, Kosova është ranguar në vendin 53 në botë për nga shkalla e refuzimit të vizave – që është një përmirësim prej 14 vendeve krahasuar me vitin 2018. Sidoqoftë, duhet nënvizuar që Kosova ende rangohet më keq se vendet sikur Uzbekistani, Burkina Faso apo Libani./Telegrafi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














