Lajme
1841 leje pune për qytetarët e Maqedonisë
Autoritetet gjermane kanë lëshuar 1841 leje pune për qytetarët e Maqedonisë në gjashtë muajt e parë të vitit. Interesimi për të punuar në Gjermani është i madh dhe procedurat janë lehtësuar nga qeveria gjermane derisa vitin e kaluar janë dhënë 20 mijë leje të punës për banorët e Ballkanit Perëndimor. Në këtë grup janë përfshirë vendet si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina. Bëhet fjalë për rregulloret e veçanta të miratuara pjesërisht në mënyrë që të reduktohet presioni nga azilkërkuesit dhe për të lehtësuar gjendjen e vështirë sociale në Ballkan, shkruan albinfo.ch.
Për të filluar procedurat për leje pune, aplikanti duhet të ketë një ofertë konkrete pune.
OECD njoftoi të hënën se paralelisht me një numër në rritje të njerëzve që marrin lejet e punës, bie edhe numri i azilkërkuesve. Ndryshe në vitin 2015, disa vende janë gjetur në listë me më së shumti azilkërkues në Gjermani, këtë vit në mesin e dhjetë vendeve me më shumë azilkërkues është vetëm Shqipëria.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













