Kosova
17-vjeçarja nga Peja që synon pushtimin e shtatë majave më të larta në botë
Ajo vazhdoi në majën e Vinsonit, Aconcagua, për të arritur në atë të Everestit me prej 8848 metra i lartë e për të përfunduar në Denali e Elbrus
Mrikë Malësorja nga Peja pritet të bëhet femra më e re që do t’i ngjisë shtatë majat e maleve më të larta të shtatë kontinenteve, të njohura si “Seven Summits”.
17 vjeçarja rrugëtimin e saj e nisi në janarin e 2018-ës në majën më të lartë në Afrikë, Kilimanjaro për të mos u ndalur më. Bukuria që i ofroi natyra e një dimensioni tjetër, e frymëzoi Mrikën që kënaqësinë e njëjtë ta përjetojë edhe nga malet e tjera.
Ajo vazhdoi në majën e Vinsonit, Aconcagua, për të arritur në atë të Everestit me prej 8848 metra i lartë e për të përfunduar në Denali e Elbrus, raporton TCH.
“Përvoja që mi ka jap të gjitha: frikën, kënaqësinë, vështirësinë, është maja e Everestit që është maja ma e lartë në botë, ajo më ka mësuar shumë. Me qenë në një vend më u rrotullu në 360 shkallë dhe mos me qenë kurrgjë ma e lartë se ti është një ndjenjë që shumë pak njerëz munden me përjetu”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Udhëtimet e saj bëhen bashkë me babain, Arianitin, i cili po përkujdeset që me majën e fundit Puncak Jaya apo e njohur si Piramida e Carstenszit, në Indonezi ta arrijë rekordin e udhëtimit prej 8 muajsh e gjysmë.
“Projekti është dashtë me u arrit në një kohë shumë të shkurtë, për shtatë muaj i kemi ngjit pesë majat ma të larta ma të vështira. Zakonisht njerëzit një maje në vit e ngjisin, por kemi arritur kemi qenë të përgatitur. Tani edhe majën e fundit do ta përfundojmë që Mrika ta arrijë qëllimin e saj”, thotë i ati.
Udhëtimi i saj nuk kishte qenë aspak i lehtë. Gjersa kishte ndjekur rrugët e majave, ajo kishte hasur edhe në kufoma të njerëzve, që fati i natyrës nuk kishte qenë me ta.
E-Diaspora
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë










