Lajme
Sa vetura elektrike Gjermania synon t’i ketë deri më 2030
Është bërë e ditur se Gjermania do të panifikojë ndërtimin e rreth 440 mijë stacioneve për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030.
Këtë të dhënë e ka bërë publike një studim i porositur nga Ministria e Transportit në Gjermani, që u publikua të enjten.
Duhet theksuar se studimi gjeti se pas dhjetë vjetësh në rrugët e Gjermanisë do të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike.
Aktualisht, Gjermania ka vetëm 33 mijë stacione publike për rimbushje të veturave elektrike.
Studimi parashikoi që dy të tretat e hapësirave private të parkimit deri në vitin 2030 do të kishin një pikë për rimbushjen e veturave por ato do të siguronin vetëm 41 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për automjetet.
“Për më tepër, pikat publike të rimbushjes janë një domosdoshmëri”, thotë studimi.
Në qytete, ishte i nevojshëm një stacion publik i rimbushjes për 14 automjete, ndërsa, në fshat sipas studimit duhej vetëm një për 23 automjete.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













