Lajme
14 milionë vende pune do të zhduken në pesë vitet e ardhshme
Ndërprerje të mëdha do të tronditin tregun botëror të punës gjatë pesë viteve të ardhshme pasi ekonomia dobësohet dhe kompanitë nxisin adoptimin e teknologjive të tilla si inteligjenca artificiale (AI).
Siç thekson një raport i Forumit Ekonomik Botëror, bazuar në anketat e më shumë se 800 kompanive, zbuloi se punëdhënësit presin të krijojnë 69 milionë vende të reja pune deri në vitin 2027 dhe të eliminojnë 83 milionë pozita.
Kjo do të rezultojë në një humbje neto prej 14 milionë vendesh pune, ekuivalente me 2 për qind të punësimit aktual.
Shumë faktorë do të ushqejnë lëkundjen e tregut të punës gjatë asaj periudhe. Kalimi në sistemet e energjisë së rinovueshme do të jetë një motor i fuqishëm për gjenerimin e vendeve të punës, ndërsa rritja më e ngadaltë ekonomike dhe inflacioni i lartë do të sjellin humbje.
Nxitimi për të vendosur inteligjencën artificiale, ndërkohë, do të shërbejë si një forcë pozitive dhe negative. Kompanitë do të kenë nevojë për punëtorë të rinj për t’i ndihmuar ata të zbatojnë dhe menaxhojnë mjetet e AI.
Punësimi i analistëve dhe shkencëtarëve të të dhënave, specialistëve të mësimit të makinerive dhe ekspertëve të sigurisë kibernetike parashikohet të rritet mesatarisht 30 për qind deri në vitin 2027. Në të njëjtën kohë, përhapja e inteligjencës artificiale do të rrezikojë shumë role, pasi robotët zëvendësojnë njerëzit në disa raste.
Mund të ketë 26 milionë më pak punë për mbajtjen e të dhënave dhe punë administrative deri në vitin 2027. Nëpunësit e futjes së të dhënave dhe sekretarët ekzekutivë pritet të shohin humbjet më të mëdha./Euronews
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova










