E-Diaspora
Vetëvendosje: Përgjegjësi e pushtetit, humbja e Astrit Deharit
Lëvizja Vetëvendosje në Zvicër ka reaguar pas vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e shokut dhe aktivistit tonë Astrit Dehari. Si mërgimtarë që jetojmë në Zvicër, vend ku Astriti kishte kaluar fëmijërin e tij, vdekja e tij na trondit edhe më shumë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, Qendra në Zvicër.
Ata kanë kërkuar që ky rast të zbardhet sa më shpejt dhe institucionet shtetërore të japin përgjegjësi për vdekjen e Astritit.
“Ai u mbajt padrejtësisht, pa asnjë provë të vetme, në paraburgim plot 68 ditë, me akuza të fabrikuara e të trilluara nga pushteti. Deklaratat kundërthënëse e jologjike përballë njëra-tjetrës i japin ngjyrim jo vetëm thellësisht politik, por mbi të gjitha kriminal dhe vëtem sa na e shtojnë dyshimin për rrethanat e vdekjes së Astritit. Për këtë arsye, ne e përkrahim vendosmërisht familjen Dehari në kërkesën e tyre për autopsi profesionale dhe të pavarur”, thuhet më tutje në ragim.
“Përvojat e këtij pushteti kriminal na kanë zhveshur nga çdo lloj besimi në këtë pushtet dhe këto institucione që tashmë njihen me emrin mafioz “PRONTO”.
Ne, gjithashtu, jemi shumë të brengosur për sigurinë dhe shëndetin e dy aktivistëve të tjerë, Atdheut dhe Egzonit, të cilët po vazhdojnë të mbahen në paraburgim për mbi 69 ditë nga ky pushtet totalitar. Kërkojmë lirimin e tyre të pakusht dhe të gjithë aktivistëve tanë që po përndiqen politikisht”, thotë VV në Zvicër.
“Astriti do të mbetet shembull i aktivizmit qytetar, i trimërisë dhe atdhedashurisë, do të mbetet heroi ynë, udhërrëfyesi ynë! Ndajmë dhimbjen dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Dehari, shoqërisë dhe të gjithë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje”, përfundon komunikata e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Qendra në Zvicër.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












