Shqipëria
10 % e të burgosurve të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë
Shqiptarët janë tanimë kontingjenti më i madh i të dënuarve në burgjet angleze, pas vetë britanikëve, ku një në dhjetë të burgosur të huaj janë shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Gangsterët nga Shqipëria, ky shtet i Ballkanit Perëndimor, ia kanë kaluar edhe polakëve apo rumunëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani – njoftoi Ministria e Drejtësisë në Londër, shkruan Koha Ditore.
Numri i tyre në 10 vjetët e fundit është rritur pesëfish, ku 10% e të burgosurve të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë. Policia angleze thotë se bandat shqiptare janë të famshme në Britani dhe veprojnë kryesisht në trafikimin e drogave, si kokaina. Numri i shqiptarëve të burgosur në Britaninë e Madhe është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015. Një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166.
Një raport i Ministrisë së Drejtësisë në Britani thekson se “shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të huajve në burgjet britanike, në vend të dytë janë polakët, pastaj rumunët, irlandezët dhe emigrantët nga Xhamajka përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














