Kosova
Zyrtari i lartë i NATO-s qëndron sot në Kosovë, diskutohet edhe çështja e Urës së Ibrit
Gjatë ditës së sotme për vizitë në Kosovë do të qëndrojë Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Goffus.
Ishte vetë kryeministri Albin Kurti që ka paralajmëruar vizita të rëndësishme gjatë ditëve të ardhshme në Kosovë. Kurti e pranoi se në këto takime do të diskutohet për planin e tij për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave.
Kryeministri tha se po i bëjnë “punët e shtëpisë” sa i përket planit për hapjen e Urës mbi Ibër në Mitrovicë.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull, trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes. E liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës, ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, tha Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.
Po sot, në Kosovë do të qëndrojë edhe Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Pas takimeve zyrtare që do të zhvillojë këtu, emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor do të deklarohet edhe para mediave.
Në njoftimin e bërë nga Departamendi i Medias i ambasadës gjermane në Prishtinë, thuhet se Sarrazin do të deklarohet për media në orën 18:00.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim se më kë do të takohet.
Javën e kaluar, Kosovën e vizitoi Shefi i CIA-s, William Burns, vizitë kjo që u cilësua si historike. Burns takoi Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Ndërkohë, të martën në Kosovë ka qëndruar, Admirali Stuart Munsch, i cili është Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













