Kosova
Zyrtare: Kurti mbulon Kartonin e Gjelbër të mërgimtarëve
Vjen njoftimi zyrtar nga Qeveria e Kosovës për Kartonin e Gjelbër
Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj ka marr vendim që t’i mbulojë shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën që vijnë në Kosovë.
Me propozimin e ministrit të Financave dhe Transfereve të Kosovës, Besnik Bislimi ky mbulim do të bëhet për gjatë vitit 2020.
“Ministria e Financave dhe Transferve ka dal me një draft për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku një ndër pikat ne kemi paraparë edhe marrjen e obligimit nga ana e qeverisë lirim e kostos së Kartonit të Gjelbër me diasporën. Unë nxjerr para juve një propozim-vendim që t’i mbuloj kostot për këtë gjatë vitit 2020”, tha Bislimi, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, qeveria kishte planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare për automjetet që hyjnë në vend për vitin 2020.
“Në linjë me pikën 12.4. të Programit të Qeverisë, kapitulli “Mërgata”, u aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për fillimin e procedurave për krijimin e mekanizmit për mbulimin e obligimeve të sigurimit kufitar (Kartoni i Gjelbër) nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












