Lajme
Zyrtare, Armenia dhe Azerbajxhani pajtohen për armëpushim
Është bërë e ditur se Armenia dhe Azerbajxhani kanë arritur marrëveshje për armëpushim, duke filluar nga e shtuna me qëllim që të shkëmbehen të burgosurit dhe trupat e të vrarëve gjatë konfliktit që filloi më 27 shtator. Lajmin e bëri të ditur kryediplomati rus, Sergei Lavrov.
Thuhet se bisedimet mes dy palëve u zhvilluan në Moskë dhe ishin kontakti i parë diplomatik mes Armenisë dhe Azerbajxhanit që nga fillimi i konfliktit muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë qindra njerëz. Armëpushimi do të hyjë në fuqi në orën 12 sipas kohës lokale, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Jashtëm rus, i cili ndërmjetësoi në këto bisedime, tha se armëpushimi u arrit pas dhjetë orë negociatash me homologët e tij nga Azerbajxhani dhe Armenia. Ai gjithashtu njoftoi se të dyja vendet u pajtuan që t’i fillojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për konfliktin që në të vërtetë ka nisur nga vitet e nëntëdhjeta.
Ministri i Jashtëm i Armenisë, Zohrab Mnatsakanyan, dhe homologu i tij nga Azerbajxhani, Jeyhun Bayramov, nuk folën para gazetarëve.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991.
Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët.
Para këtij viti, tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij U ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga për të realizuar një termin,...
-
Pianistja shqiptare mban koncert recital në Washington DC
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja