Shkurt.ch
Zvicra do të ndëshkojë refugjatët që vizitojnë vendet e tyre të prejardhjes
Ata duhet ta bëjnë të besueshme se vazhdojnë të jenë të ndjekur nga ai vend. Në rast se nuk mund ta bëjnë këtë, atyre do t`u tërhiqet njohja e azilit (statusi i refugjatit të pranuar)
Këshilli Federal i Zvicrës ka dhënë propozimin e tij për ndryshimin e Ligjit për të Huajt. Në këtë propozim parashikohen një numër ndryshimesh ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato për trajtimin më të ashpër të refugjatëve me azil të pranuar, të cilët udhëtojnë në vendet e tyre të prejardhjes, thuhet në një komunikatë të leshuar nga Këshilli Federal.
Po ashtu në të ardhmen do të duhej që të huajt të cilët duhet të dëbohen nga Zvicra, të mbahen në burgun e posaqëm për dëbim dhe jo në çfarëdo burgu tjetër, shkruan albinfo.ch. duke iu referuar komunikatës.
Në të ardhmnen refugjatët, në rast se shkojnë për vizitë në vendin e prejardhjes duhet ta dëshmojnë patjetër se nuk kanë për qëllim të vihen nën mbrojtjen e vendit në fjalë. Ata duhet ta bëjnë të besueshme se vazhdojnë të jenë të ndjekur nga ai vend. Në rast se nuk mund ta bëjnë këtë, atyre do t`u tërhiqet njohja e azilit (statusi i refugjatit të pranuar).
Ndryshimi në këtë pikë qëndron aty se sipas ligjit ende në veprim, dëshmia e përmendur është obligim i autoriteteve, shkruan albinfo.ch. Ato mund t`ia heqin statusin e refugjatit të pranuar një persoani vetëm kur ata arrijnë t`ia dëshmojnë atij se ai është vënë vullnetarisht në mbrojtje të vendit të prejardhjes dhe kjo mbrojtje i është dhënë.
Më tutje, Këshilli Federal në propozimin e tij të publikuar sot ka hequr dorë nga ndalimi i udhëtimt të refugjatëve në vendet fqinje të vendeve të caktuara si dhe në shtetet transite.
Fillimisht ai synonte që në këtë mënyrë të pengonte që refugjatët të udhëtonin në vendin e prejardhjes duke kaluar të pavërejtur nëpër vendet fqinje të tij. Por ndërkohë është konkluduar se ndalesa të tilla është pothuaj e pamundur të zbatohen në praktikë. Veç kësaj, një ndalesë e tillë do të pamundësonte vizitat te familjarët e tyre në shtetet fqinje, të cilët aty do të vinin enkas ose te ata që jetojnë në ato shtete.
Me propozimin e Këshillit Federal, prostitutat që vijnë nga jashtë dhe kanë pësuar dhunë ashtu si dhe gratë tjera, viktima të dhunës, nën kushte të caktuara mund të fitojnë qëndrimin e përkohshëm në Zvicër ose të kërkojnë ndihmë financiare për kthim në vendin e perejardhjes.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












