Shkurt.ch
Zvicra, të llogarisë me ardhjen e 60 mijë refugjatëve
Nëse ata përmes Shqipërisë mbërrijnë nëpër det në Itali, Zvicra do ta ndjejë gjithë këtë në mënyrë të drejtpërdejtë
Zvicra duhet që deri në vitin 2019 të llogarisë me ardhjen e deri 60.000 azilkërkuesve. «Me mbylljen e rrugës ballkanike, Zvicra gjatë vitit 2016 do të bëhet ende më shumë cak i refugjatëve. Vlerësohet se së shpejti do të ketë një itinerar tjetër të ardhjes së tyre. Nëse ata përmes Shqipërisë mbërrijnë nëpër det në Itali, Zvicra do ta ndjejë gjithë këtë në mënyrë të drejtpërdejtë.
Kështu ka thënë për gazetën blick Guido Graf, drejtor për punë sociale në Kantonin e Lucernit.
Përveç kësaj, edhe migrimi përmes Mesdheut lindor në drejtim të Italisë do të fitojë sërish në peshë, ka vazhduar Graf, transmeton albinfo.ch. Kështu, kur të dy rrymat e refugjatëve do të takohen në Itali, është e pritshme se ato do të synojnë drejt veriut, me ç`rast Zvicra preket në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Në vitet e kaluara zakonisht rreth 10 për qind të refugjatëve që kanë mbërritur në Itali, pastaj kanë vazhduar rrugën për në Zvicër, ka sqaruar ai.
Sipas Graf, sutoritetet qendrore nuk janë të përgatitura për t`i bërë ballë fluksit. Ato duket se do ta shkarkojnë gjithë barrën e tyre në kantone.
Federata duhet të krijojë së paku 10 mijë vende strehimi dhe të sigurojë gjithë përkujdesjen e refugjatëve për çka është përgjegjëse, ka thënë Graf më tutje. Ai po ashtu është ankuar se Qeveria Federale, gjegjësisht ministrja Sommaruga nuk është sa duhet e hapur dhe transparente në bashkëpiunim me autoritetet kantonale sa u përket refugjatëve.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











